Faqja e informacioneve e lektores së DAAD-së në Shqipëri

Jeanette Rieger-Cowdry

 
     

 

 

 

   

 

Fillimi Studimet Bursa Kontakt Te tjera
Fillimi>Studimet>Rruga individuale drejt universitetit ose institutit të lartë profesional
Sistemi universitar
Financimi i studimeve
Rruga individuale drejt universitetit ose institutit tė lartė profesional
Gjuha gjermane
Rruga drejt shkollave tė larta gjermane - formalitetet
Kërkimet shkencore dhe promocioni
Informacione tė tjera nė internet
DAAD.de
Impressum

 

 

 

Rruga individuale drejt universitetit ose institutit të lartë profesional


Çfarë duhet të di nëse dëshiroj të studioj në Gjermani?
Fillimisht duhet të dini çfarë dhe ku dëshironi të studioni.


Kush mund të më ndimojë për të vendosur se çfarë të studioj?

Përgjigje e shkurtër: Ju vetë. Ju vetë e dini më mirë se kushdo tjetër se për ç'gjëra keni më shumë interes dhe çfarë drejtimi universitar ju pëlqen më shumë.

Kush mund të më ndihmojë për të gjetur një universitet ose një institut të lartë profesional që përputhet me interesat e mia?
Ju vetë. Ndoshta ju keni dëshirë të banoni në një qytet të caktuar, ndoshta atje keni familjen ose të afërm. Ndoshta keni dëshirë të studioni në një universitet të madh ose preferoni një universitet të vogël. Një ndihmë këtu mund t'ju ofrojë interneti: Nën adresën www.das-ranking.de o ose mund të kërkoni universitetin apo institutin e lartë profesional që përputhet më mirë me kërkesat dhe dëshirat tuaja. Nëse kërkoni informacion për qytetet në Gjermani, këtë do ta gjeni gjithmonë në adresa të tilla si p.sh. www.koeln.de (Köln) ose www.berlin.de (Berlin).


Dhe cili është universiteti i duhur?
Kjo ështe një pyetje e rëndësishme, së cilës fatkeqësisht nuk mund t'i përgjigjet askush. Së pari, kjo varet nga dega që dëshironi të studioni. Vetëm pse një universitet ka një emër të mirë për shkencat ekonomike, kjo s'do të thotë se ai ofron të njëjtën gjë edhe për gjermanistikën. Një pikë tjetër do të ishte, se çfarë do të thotë i mirë? Në hierarkinë e universiteteve, në qendër të vëmendjes qëndron rendimenti i hulumtimeve. Por kjo mund të kuptohet nga studenti, që profesori i kushton shumë pak kohë dhe interes mësimdhënies. Në një universitet të vogël, numri i profesorëve kundrejt studentëve ëhtë shpesh shumë optimal, në mënyrë që organizimi i mësimit të jetë sa më interaktiv. Kështu, secili duhet ta peshojë vetë se çfarë dëshiron dhe çfarë është e rëndësishme për të.
Por unë dua vetëm të shkoj në Gjermani, nuk më interson aspak se çfarë do të studioj atje!
Me një qëndrim të tillë do të pësoni zhgënjim të madh. Vendimi për të studiuar në një universitet është një vendim që do të ketë ndikim shumë të madh për gjithë jetën tuaj, si në Gjermani ashtu edhe në Shqipëri.