Faqja e informacioneve e lektores së DAAD-së në Shqipëri

Jeanette Rieger-Cowdry

 
     

 

 

 

   

 

Fillimi Studimet Bursa Kontakt Te tjera
Fillimi>Studimet>Sistemi universitar
Sistemi universitar
Financimi i studimeve
Rruga individuale drejt universitetit ose institutit tė lartė profesional
Gjuha gjermane
Rruga drejt shkollave tė larta gjermane - formalitetet
Kërkimet shkencore dhe promocioni
Informacione tė tjera nė internet
DAAD.de
Impressum

 

 

 

Sistemi universitar në Gjermani


Ç'lloje shkollash të larta ekzistojnë në Gjermani?
Tri lloje kryesore: universitete (Universität), institute të larta profesionale (Hochschule) dhe shkolla të larta të arte-ve.


Cilat janë ndryshimet midis këtyre shkollave të larta?
Në mënyrë shumë të përgjithshme mund të thuhet që studimet në universitete janë më teorike dhe më të gjata në kohë, studimet në institutet e larta profesionale janë më praktike dhe më të shkurtra. Dhe është e kuptueshme që nuk mund të jepet një vlerësim i përgjithshëm për shkollat e larta të arteve.


Çfarë lloj diplomash mund të merren në shkollat e larta gjermane?
Diploma e instituteve të larta profesionale deri tani quhej “Diplom”, ndërsa në universitete deri tani ka patur tri lloje diplomash: “Staatsexamen” (provime shteti) për mjekët dhe juristët, “Diplom” për studimet e shkencave natyrore, sociale dhe ato të inxhinierisë, si dhe “Magister” për studimet e dijeve humane.


Përse përdoni fjalët “deri tani”? Nuk është më aktual ky sistem?
Sistemi që sapo përshkruam nuk do të ekzistojë më brenda pak vitesh. I ashtuquajturi “Procesi i Bolonjës” do të thotë që në Gjermani, si dhe në të gjitha vendet e tjera evropiane, do të ekzistojnë vetëm diplomat “Bachelor” (diploma e parë) dhe “Master” (diploma e dytë) me përjashtim të mjekëve, teologëve dhe juristëve, për të cilët ka ende shumë debat. Diplomat “Bachelor” dhe “Master” kanë si qëllim që studimet të bëhen më të shpejta dhe më të efektshme. Atëherë, nëse dëshironi të kryeni studime me perspektivë, më mirë kërkoni studimet “Bachelor” ose “Master”. Deri tani, rreth 35 përqind e studimeve në Gjermani përputhen me këtë sistem të ri.


Cili është ndryshimi kryesor midis sistemit shqiptar dhe atij gjerman?
Në Gjermani, shkollat e larta gëzojnë një autonomi relativisht të madhe, si në aspektin financiar ashtu edhe në atë politik. Kjo do të thotë që çdo shkollë e lartë ka një profil të ndryshëm, gjë që në shumë raste krijon probleme për studentët e huaj që janë në kërkim të një universiteti ose të studimeve të përshtatshme. Nga ana tjetër shanset për të gjetur një universitet që përmbush maksimalisht dëshirat dhe kërkesat e studenteve janë më të larta. Por cilido qoftë universiteti juaj në Gjermani, mund të jeni të sigurtë se kudo do të studioni sipas standarteve më të larta ndërkombetare.