Faqja e informacioneve e lektores së DAAD-së në Shqipëri

Jeanette Rieger-Cowdry

 
     

 

 

 

   

 

Fillimi Studimet Bursa Kontakt Te tjera
Fillimi>Studimet>Financimi i studimeve në Gjermani
Sistemi universitar
Financimi i studimeve
Rruga individuale drejt universitetit ose institutit tė lartė profesional
Gjuha gjermane
Rruga drejt shkollave tė larta gjermane - formalitetet
Kërkimet shkencore dhe promocioni
Informacione tė tjera nė internet
DAAD.de
Impressum

 

 

 

Financimi i studimeve në Gjermani


Sa kushtojnë studimet në Gjermani?
Deri sot studimet në Gjermani kanë qenë falas. Megjithatë, me një vendim të Gjykatës së Lartë gjermane, në fillim të 2005-ës, universitetet kanë fituar të drejtën për të marrë taksa nga studentët. Aktualisht nuk është e qartë se sa duhet të paguajnë studentët, por pritet që taksa të jetë maksimalisht 500 EUR për semestër. Ky sistem i taksave ka nisur të zbatohet që nga viti akademik 2006/2007 në shumicën e rajoneve të Gjermanisë.


Sa kushton të jetuarit në Gjermani?
Ekspertët dhe përvoja e deritanishme kanë treguar se 8640 euro në vit janë të mjaftueshme për një jetë modeste të një studenti. Pra, nga çdo aplikues për një vizë studimi, Ambasada Gjermane kërkon garancinë që ai ose ajo është në gjendje të financojë veten dhe këtu përfshihen 8640 euro të ardhura në vit. (Viti: 2016)


A ka bursa për studime në Gjermani?
Për fat të keq, oferta për bursa për studime në Gjermani është shumë e kufizuar. Mund të provoni të informoheni në adresën www.e-fellows.net ose www.funding-guide.de ku paraqiten disa oferta të kufizuara. Nëse jeni në Gjermani dhe keni marrë nota shumë të mira në të dy vitet e para, mund të aplikoni për një bursë nga një fondacion politik gjerman.


Atëherë, të gjitha studimet e mia duhet t'i paguajnë prindërit e mi!?
Jo gjithmonë. Në Gjermani, studentët e huaj që vinë nga një vend joanëtar i Bashkimit Evropian mund të punojnë 90 ditë te plota dhe 180 dite me kohe te pjesshme në vit. Në këtë mënyrë mund të financoni një pjesë të studimeve tuaja, por jo të gjitha. Studimet në një gjuhë të huaj kërkojnë mjaft angazhim dhe nuk do të keni shumë kohë për të punuar. Por kjo nuk vlen për periudhën gjatë vitit përgatitor (Studienkolleg). Gjatë kësaj periudhe nuk lejohet qe krahas studimit, edhe të punoni.