Rruga drejt shkollave të larta gjermane - formalitetet
A mund të filloj të studioj menjëherë?
Bachelor ose diplomë: Për fat të mire po. Nëse keni mbaruar shkollën e mesme ose gjimnazin, ka mundësi të ndryshme që varen nga universitete gjermane. Disa prej tyre kërkojnë që ju të keni marrë provimin e pranimit në universitet për një degë të caktuar, disa të tjera kanë si kriter edhe një vit studimi në Shqipëri. Nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme duhet të japin fillimisht një provim që quhet “Feststellungsprüfung”. Provimi ka dy pjesë: një provim teknik dhe DSH-ja (“Deutsche Sprachprüfung für den Hochschulzugang”, shiko “Gjuha”). Relativisht i ri, është TestAS, një test i krijuar për të përcaktuar aftësinë për të studiuar. Ju lutem, informohuni në universitetin, për të cilin interesoheni, se cilat preferojnë ato nga variantet e mësipërme.
Master: Në rast se doni të vazhdoni studimet pasuniversitare, mund ta realizoni këtë, nëse i plotësoni kriteret e pranimit. Këto kritere variojnë, zakonisht kërkohet një dëshmi gjuhe (në degët anglisht më së shumti TOEFL). Krahas këtyre kritereve, mund të ketë edhe kërkesa të tjera, si përvoja e punës, ose një provim aftësimi. Mund të gjeni një vështrim të përgjithshëm në faqet e universiteteve përkatëse ë internet.
Atëherë, çfarë duhet të bëj fillimisht?
Hapi i parë: Kërkoni në internet universitetin ose institutin e lartë profesional për të cilin jeni të interesuar. Këta do t'i gjeni gjithmonë në adresat si p.sh: www.uni-konstanz.de (për Universitetin e Konstancës) apo www.fh-jena.de (për Institutin e Lartë Profesional të Jenës).
Hapi i dyte: Kërkoni faqet e “Akademisches Auslandsamt”-it (AAA) ose “International Office”. Atje mund të informoheni edhe në anglisht se për cilat dokumente keni nevojë për të bërë një aplikim. Në shumë raste, këta janë: Dëftesa e pjekurisë, një certifikatë që tregon nivelin tuaj të gjermanishtes, një fotokopje e pasaportës tuaj dhe një letër motivimi. Nëse studioni në një universitet shqiptar, kërkohet edhe një certifikatë që provon se e keni kaluar provimin e pranimit. Të gjitha dokumentat në shqip duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht dhe të noterizuara.
Hapi i tretë: Plotësoni një “Antrag auf Zulassung zum Studium für ausländische Studienbewerber/innen” (“Aplikim pranimi për studime nga aplikues të huaj”). Këto aplikime ekzistojnë në gjermanisht dhe në anglisht. Shumica e universiteteve përdorin këtë aplikim standart.
Kur janë afatet të fundit për t'i dorëzuar aplikimet?
Sa më shpejt, aq më mire. Në shumë universitete dhe institute të larta profesionale, data e fundit është 15 korrik, në disa shkolla të larta data është më herët. Zakonisht, shkollat e larta nuk pranojnë në asnjë mënyrë që dokumentat të dorëzohen më vonë. Deri në datën e përcaktuar të gjitha dokumentat duhen të ndodhen në zyrat e “Akademisches Auslandsamt”-it ose në zyrën e Uni ASSIST-it.
Çfarë është “ASSIST”-i?
“ASSIST”-i është një vend qëndror që i ngarkuar nga rreth 50 shkolla të larta kontrollon nëse dokumentat tuaja janë të plota dhe formalisht në rregull. Nëse universiteti që ju keni zgjedhur është anëtari i ASSIST-it duhet të drejtoni aplikimin tuaj atje. Aktualisht një aplikim me ASSIST-in kushton 50 Euro. Çdo aplikim tjetër kushton 15 Euro. Adresa në internet me listën e universiteteve anëtare: www.uni-assist.de .
Çfarë është “TestAS”-i?
TestAS është një test për studentë të huaj, të cilët aplikojnë për një studim bazë (p.sh. Bachelor ose diplomë) në një shkollë të lartë gjermane. Ky test nuk është i nevojshëm për master. Testi përfshin aftësi intelektuale, të cilat janë të rëndëishme për studime të suksesshme. Nuk kërkohet dije specifike, ose nga një specialitet i caktuar. TestAS nuk provon aspektet e personalitetit, motivimit apo interesave. Duhet të informoheni patjetër në faqet e internetit të universiteteve, nëse ju nevojitet TestAS-i.
Ku të gjej informacione të mëtejshme në lidhje me TestAS-in?
Në faqen e internetit të TestAS-it .
Çfarë mund të bëj në rastin kur ka probleme?
Duhet të mbani patjetër kontakt me “Akademisches Auslandsamt”-in apo me “International Office”. Formuloni pyetjet tuaja në mënyrë sa më konkrete; shumë zyra nuk u përgjigjen më pyetjeve të përgjithshme (si p.sh. “Hello, my name is XY, What can I do if I want to study in your university?”), sepse marrin çdo ditë disa qindra e-maile nga gjithë bota. Në qoftë se nuk merrni përgjigje, provoni një herë tjetër. Provoni edhe të flisni me telefon.
Rikthehemi tek jeta e përditshme në Gjermani: Disa të interesuar ngurrojnë , sepse nuk njohin askënd në Gjermani dhe nuk dinë si mund të gjejjnë një banesë.
Është e vërtetë se në qytetet e mëdha universitare nuk është e lehtë të gjesh një banesë me çmim të lëverdisshëm. Por institucionet përkatëse që merren me lehtësimin e kushteve për të huajt dhe studentët (“Auslandsamt” dhe “Studentenwerk”) janë shumë të gjendur për kërkimin e një banese. “Studentenwerke”-t kanë konvikte , megjithatë, duhet të fillosh të interesohesh herët për to, rreth 6 muaj para fillimit të studimeve, sepse ka shumë kërkesa. Shpesh, ato kanë edhe përgjegjës të konvikteve, të cilët i ndihmojnë studentët.
Konvikti a nuk do të thotë ta ndash dhomën me të panjohur?
Jo! Konviktet në Gjermani duken më shumë si apartamentin e tij. Në disa konvikte, disa apartamente ndajnë bashkë kuzhinën ose banjën, por ky është një përjashtim.
|