Faqja e informacioneve e lektores së DAAD-së në Shqipëri

Jeanette Rieger-Cowdry

 
     

 

 

 

   

 

Fillimi Studimet Bursa Kontakt Te tjera
Fillimi>Bursa>Forschungsaufenthalt Professoren
Kurse verore
Bursa për kërkime shkencore (Master)
Bursa për kërkime shkencore (PhD)
Qëndrim për kërkime shkencore (Prof.)
Ftesa të mëtejshme
Programe për artistet
Udhëtime studimore
DAAD.de
Impressum

DAAD Qëndrime për kërkime shkencore për mësuesit e shkollave të larta dhe shkencëtarë

Qëllimi

Kërkimet shkencore në një shkollë të lartë gjermane shtetërore ose të njohur nga shteti, apo institucion për kërkime shkencore jashtëuniversitare.

Përshkrimi i programit

Përshkrimi i hollësishëm i programit për bursa, si edhe udhëzime specifike për aplikantët shqiptarë gjenden në faqen e DAAD-së: www.funding-guide.de

Kërkoni me termin „Forschungsaufenthalte für Hochschullehrer und Wissenschaftler“ / „Research Stays for University Academics and Scientists“

FAQs: Engl

Dokumentat e aplikimit

  • Aplikimit duhet t'i bashkangjitet një miratim me shkrim mbi bashkëpunimin shkencor, i cili i referohet planeve të aplikantit. Duhet të dëshmohet vënia në dispozicion e një vendi pune nëpërmejt institutit pranues.
  • Aplikimet jo të plota nuk do të merren parasysh.

Shkurtimisht: Proçedura e aplikimit online

1) Kërkoni programin e studimit që dëshironi të ndiqni: www.funding-guide.de dhe lexoni me vëmendje e kujdes të gjitha informacionet.

2) Regjistrohuni tek portali i DAAD-së:

•  Kliko tek „submitting an application“ / „Bewerbung einreichen“, lexoni me kujdes udhëzimet dhe rregjistrohuni

•  Aty do gjeni edhe një udhëzues për rregjistrim

3) Aplikimi online në portalin e DAAD-së

•  Shkarkoni formularin e aplikimit, plotësojeni deri në fund dhe ngarkojeni (upload)

•  Çdo dokument tjetër i juaji duhet të skanohet, të konvertohet në formatin PDF dhe pastaj të ngarkohet një nga një në faqen e llogarisë suaj.

•  KUJDES: Konvertimi apo skanimi direkt ne formatin PDF duhet të bëhet i thjeshtë , pra me qëllim që dokumenti të jetë i qartë dhe me madhësi jo të madhe, pasi çdo aplikant ka vetë 10 MB (Megabyte) hapësirë. Të gjithë dokumentat sëbashku nuk duhet ta kalojnë këtë limit.

•  Pasi t'i keni ngarkuar të gjithë dokumentat dërgojeni (send) aplikimin.

•  Pas kësaj do t'ju jepet pë shkarkim përmbledhja e aplikimit, të cilën do e ruani në kompjuter, pasi do ju duhet për pjesën tjetër të aplikimit.

4) Aplikimi në ambasadën Gjermane (Rruga Skanderbeg, Nr. 8, 1000 Tirana, Shqipëri)

Dërgohet nje kopje e aplikimit (të përmbledhjes, që shkarkuat dhe ruajtët në kompjuter pas dërgimit të aplikimit në portalin e DAAD-së)

 

Natyrisht që gjatë kohës së aplikimit, do të keni gjithmonë ne dispozicion konsultime nga lektorja e DAAD-së dhe asistentja e saj, për studimet dhe bursat. Por, mirëkuptoni që kohëzgjatja e konsultimit nuk është e pakufizuar, sepse në konsultime ka përgjithësisht shumë të interesuar dhe të interesuarit e tjerë duan gjithashtu t‘i shfrytezojnë këto konsultime. Për këtë arsye, ju lutemi paraprakisht të mendoni mirë rreth bisedave, se për cilat pyetje precize kërkoni përgjigje.

KUJDES: Mundohuni t‘i dërgoni aplikimet para datës 15 nëntor, pasi portali online atë ditë mund të jetë i mbingarkuar dhe mund të ketë probleme teknike, të cilat ndikojnë me vonesa dhe mosmirëfunksionim të aplikimit. Prandaj ju këshillojmë të mos prisni minutën e fundit dhe të aplikoni me kujdes!!!


Dokumentat për aplikim:

  • Formulari online i aplikimit
  • CV me të dhëna të sakta dhe të detajuara (deri 3 faqe)
  • Lista e publikimeve shkencore (deri 3 faqe)
  • Shpjegim i hollësishëm dhe i qartë i projektit të kërkimit shkencor (deri 10 faqe)
  • Planifikimi kohor dhe vendor i detajuar (p.sh. në institucionin shkencor ftues, ku do zhvilloni kërkimin shkencor)
  • Konformimin me shkrim për pranim nga institucioni ftues mbi bashkëpunimin shkencor, i cili lidhet edhe me qëllimin e kërkimit tuaj shkencor dhe pasqyron gatishmërinë e palës gjermane për sigurimin e vendit për zhvillimin e aktivitetit tuaj shkencor.

Afati i fundit i aplikimit ONLINE:

15. Nentor per qendrime qe fillojne nga Qershori deri ne Nentor te vitit pasardhes

01. Mai per qendrime qe fillojne nga Dhjetori i vitit aktual deri ne Mai te vitit pasardhes

Afati i fundit i aplikimit HARDCOPY (dorëzimi i kopjes së dokumentave, pra aplikimit online) në adresat përkatëse:

15. Nentor 2017

01. Mai 2017

Ambasada Gjermane:

Rruga Skenderbeg, Nr. 8, 1000 Tirana

PS: Kujdes oraret e hapjes në ambasadën gjermane: www.tirana.diplo.de