Faqja e informacioneve të lektorëve të DAAD në Shqipëri

Jeanette Rieger-Cowdry

 
     

 

 

 

   

 

Fillimi Studimet Bursa Kontakt Te tjera
Fillimi>Bursa>Bursa hulumtimi (PhD)
Kurse verore
Bursa për kërkime shkencore (Master)
Bursa për kërkime shkencore (PhD)
Qëndrim për kërkime shkencore (Prof.)
Ftesa të mëtejshme
Programe për artistet
Udhëtime studimore
DAAD.de
Impressum

DAAD Bursa për kërkime shkencore për doktorandë
dhe shkencëtarë të rinj

Qëllimi

Plane për kërkime shkencore ose kualifikim të mëtejshëm në një shkollë të lartë shtetërore gjermane, apo të njohur nga shteti, ose në një institucion jashtëuniversitar. Bëhet fjalë për kërkime shkencore në Gjermani dhe promocion në Shqipëri, për promocion (doktoraturë) të plotë në Gjermani, ose për kualifikim të mëtejshëm pa diplomë.

Përshkrimi i programit

Bursa të shkurtra: 1 – 6 muaj qëndrim në Gjermani për kërkime shkencore në kuadër hulumtimeve për doktoraturën në Shqipëri apo në kuadër të studimeve kërkimore të tjera (ku dokoratura të jetë përfunduar jo më shumë se 4 vjet më parë)

Bursa vjetore: 7-10 muaj qëndrim në Gjermani për kërkime shkencore në kuadër hulumtimeve për doktoraturën në Shqipëri apo në kuadër të studimeve kërkimore të tjera (ku dokoratura të jetë përfunduar jo më shumë se 2 vjet më parë)

Bursa doktorature: Bursa të plota për studime doktoraure (promocioni) në Gjermani me një kohëzgjatje prej 3-4 vjet.

Përshkrimi i programeve gjendet në: www.funding-guide.de

Kërkoni me këto terma:

  • „Forschungsstipendien – Kurzstipendien“ / „Research Grants – Short-Term Grants“
  • „Forschungsstipendien – Jahresstipendien“ / „Research Grants – One-Year Grants“
  • „Forschungsstipendien – Promotionen in Deutschland“ / „Research Grants – Doctoral Programmes in Germany“
  • „Forschungsstipendien - Bi national betreute Promotionen“ / „Bi-nationally Supervised Doctoral Degrees"
  • „Forschungsstipendien - Promotionen im Cotutelle-Verfahren“ / „Cotutelle Doctoral Programmes

FAQ eng

Kohëzgjatja varet nga planet tuaja, nga një deri në dhjetë muaj për promovim të plotë deri 3 vjet (4 vjet nëse programi PhD është i tillë). Kohëzgjatja vendoset nga komisioni përzgjedhës. 

Përshkrimin e hollësishem të programit për bursa, si edhe udhëzime specifike për aplikantët shqiptarë, i gjeni në linket e mëposhtme në faqen e DAAD-së.

 

Udhëzime praktike

Si procedohet:

Bursa të shkurtra dhe vjetore:

Për njëqëndrim kërkimi në Gjermani keni nevojë pë një pranim udhëheqjeje nga një profesor gjerman, si p.sh.: të një institucioni, ku planifikoni qëndrimin. Kujdesuni që herët me kontaktimin dhe diskutoni e planifikoni qëllimin dhe kohështrirjen e kërkimeve bashkë me udhëheqësini tuaj.

Bursa për doktoraturë:

1. Si fillim ju duhet të mendoni mirë nëse do merrni pjesë në një program të strukturuar të promocionit apo do promovoni në mënyrë individuale. Programi i strukturuar i doktoraturës zgjat kryesisht 3 vjet dhe përfshin lëndë të didaktikës, mësimdhënies dhe shkrimit akademik, etj. Kryesisht janë disa profesorë, që kujdesen për grupin e doktorantëve të së njëjtës fushë studimore. Mundësia e dytë ofron më shumë rrugë për zgjidhje dhe vendime individuale, pasi promoventi (doktoranti) është kryesisht i lirë e i pamvarur të hulumtojë dhe mbi temën diskuton vetëm me udhëheqësin.

Më shumë informacion do gjeni në: www.research-in-germany.de

2a. Nëse vendosni për programin e struktururar, atëherë për aplikimin e bursës do t'ju duhet një vërtetim paraprak të pranimit, ose një vërtetim të kontaktit me përgjegjësit e programit të doktoraturës (Kopje e korrespondencës)

2b. Nëse vendosni për programin individual, atëherë për aplikimin e bursës do t'ju duhet një vërtetim pranimi nga profesori udhëheqës.

Program i strukturuar promovimi

1) Mendohuni se cila degë studimi është interesante për ju. Veçanërisht për kërkimin e një programi në gjuhën angleze, mund t’ju ndihmojë sistemi database www.phdgermany.de.

2) Pastaj kontaktoni me shkollën e lartë gjermane, apo me sektorin përkates, që ofron degën e studimit interesante për ju. Pyetini ata nëse, me kriteret e studimit tuaj të deritanishëm, e keni mundësinë të aplikoni për kurset përkatëse. Dërgojuni p.sh. edhe CV-në tuaj. Pa pasur një ide konkrete mbi vendin tuaj të studimit, fatkeqësisht nuk është i mundur aplikimi për bursë. Ju lutemi, bashkangjitiani këtë korrespondencë aplikimit tuaj (psh. printoni e-mailin), printoni edhe website-n, ku është përshkruar programi.

3) Me shumë rëndësi për një aplikim të suksesshëm, është letra e motivimit. Lërini vetes kohë të mjaftueshme për këtë. Pse doni të studioni në Gjermani, pse keni zgjedhur këtë degë, çfarë shpresoni për të ardhmen tuaj pas diplomimit, çfarë planesh keni për karrierën tuaj? Shkruani edhe për një temë të mundshme për kërkime shkencore për promovimin tuaj. 

Plane individuale për kërkime shkencore/ kualifikim të pëtejshëm

Kriter përzgjedhjeje i rëndësishëm është, krahas rezultateve të deri tanishme të studimeve, edhe një paraqitje bindëse dhe e planifikuar mirë e kërkimit shkencor apo e kualifikimit të mëtejshëm gjatë qëndrimit në Gjermani, i cili përcaktohet me një mbikëqyrës shkencor në institutin pranues gjerman. 

 

Aplikimi online

  • Kërkoni programin e studimit që dëshironi të ndiqni: www.funding-guide.de dhe lexoni me vëmendje e kujdes të gjitha informacionet.
  • Regjistrohuni tek portali i DAAD-së:
    • Kliko tek „submitting an application“ / „Bewerbung einreichen“, lexoni me kujdes udhëzimet dhe rregjistrohuni
    • Aty do gjeni edhe një udhëzues për rregjistrim
  • Aplikimi online në portalin e DAAD-së
    • Shkarkoni formularin e aplikimit, plotësojeni deri në fund dhe ngarkojeni (upload)
    • Çdo dokument tjetër i juaji duhet të skanohet, të konvertohet në formatin PDF dhe pastaj të ngarkohet një nga një në faqen e llogarisë suaj.
  • KUJDES: Konvertimi apo skanimi direkt ne formatin PDF duhet të bëhet i thjeshtë , pra me qëllim që dokumenti të jetë i qartë dhe me madhësi jo të madhe, pasi çdo aplikant ka vetë 10 MB (Megabit) hapësirë. Të gjithë dokumentat sëbashku nuk duhet ta kalojnë këtë limit.
    • Pasi t'i keni ngarkuar të gjithë dokumentat dërgojeni (send) aplikimin.
    • Pas kësaj do t'ju jepet pë shkarkim përmbledhja e aplikimit, të cilën do e ruani në kompjuter, pasi do ju duhet për pjesën tjetër të aplikimit.
  • Aplikimi në ambasadën Gjermane (Rruga Skanderbeg, Nr. 8, 1000 Tirana, Shqipëri)
    • Dërgohen dy kopje të aplikimit (të përmbledhjes, që shkarkuat dhe ruajtët në kompjuter pas dërgimit të aplikimit në portalin e DAAD-së)
    • Dërgohet letra origjinale e referencë (për çdo aplikim të rintuar një referencë)

Nëse keni njohur të gjuhës gjermane keni, atëherë do të bëni provimin OnSet. Ai është një test kualifikimi online, i cili për aplikantët ofrohet falas nga DAAD-ja. Për më shumë informacione kliko: www.onset.de

Për testin lajmërohuni në kohë tek Jonida Peza ( peza@daad-al.org ). Ajo do t'ju dërgojë pastaj me email informacionet e nevojshme.

Natyrisht që gjatë kohës së aplikimit, do të keni gjithmonë ne dispozicion konsultime nga lektorja e DAAD-së dhe asistentja e saj, për studimet dhe bursat. Por, mirëkuptoni që kohëzgjatja e konsultimit nuk është e pakufizuar, sepse në konsultime ka përgjithësisht shumë të interesuar dhe të interesuarit e tjerë duan gjithashtu t‘i shfrytezojnë këto konsultime. Për këtë arsye, ju lutemi paraprakisht të mendoni mirë rreth bisedave, se për cilat pyetje precize kërkoni përgjigje.

KUJDES:

Mundohuni t‘i dërgoni aplikimet para datës 15 nëntor, pasi portali online atë ditë mund të jetë i mbingarkuar dhe mund të ketë probleme teknike, të cilat ndikojnë me vonesa dhe mosmirëfunksionim të aplikimit. Prandaj ju këshillojmë të mos prisni minutën e fundit dhe të aplikoni me kujdes!!!

Rendi i dokumentave të aplikmit:

Ju lutem, vini re që të dorëzoni dokumentat e aplikimit në rendin e përshkruar dhe sipas udhëzimeve që vijojnë.

  • Formular aplikimi online
  • CV
  • listë me publikimet tuaja (nëse ka)
  • Letër motivimi/ Paraqitja e qëllimit të kërkimit dhe të punimeve të deritanishme (Shiko pikën G tek FAQ eng )
  • Plani i kërkimit shkencor me planin e punës
  • Kontakt/korrespondenca me institucionin gjerman
  • Dëftesa dhe listat e notave të renditura kronologjikisht
  • Çertifikata e gjuhës nga DAAD ose çertifikata të tjera; TOEFL ose IELTS për studime në gjuhën angleze, nëse kërkohen nga universiteti, eventualisht edhe çertifikata të tjera gjuhësore
  • Diverses: Dëshmi për praktikat e bëra, dëshmi/ çertifikata të tjera, etj.
  • Vetëm për bursat e shkurtra dhe vjetore:
    • Vërtetim të pranimit për studim doktorature nga Shqipëria
    • Referencë nga një profesor në vendlindjen tuaj (ose ne universitetin ku keni studiuar) që janë të paktën të promovuar. Referenca jepet e mbyllur në zarf dhe dorëzohet me aplikimin tuaj të printuar në dosjen e aplikimit tek ambasada gjermane.
  • Vetëm për bursat e doktoraturës:
    • Diplloma
    • Referencë nga dy profesorë në vendlindjen tuaj (ose ne universitetin ku keni studiuar) që janë të paktën të promovuar. Referenca jepet e mbyllur në zarf dhe dorëzohet me aplikimin tuaj të printuar në dosjen e aplikimit tek ambasada gjermane.

 

KUJDES:

Të gjitha dokumentet duhet të jenë në gjuhën origjinale dhe të përkthyera në gjermanisht ose anglisht. Përkthimi mund të behet edhe nga ju vetë.

Këshillohet që të mbani për veten tuaj edhe një kopje të dokumentave të plota të aplikimit, të cilën mund ta ruani për referencën tuaj personale.

 

ADRESA

Për aplikantët e të gjitha degëve:

Afati i aplikimit online: E enjte, 15.11.2018

Afati në Ambasadën Gjermane: 15.11.2018

Ambasada Gjermane

Rruga Skenderbeg, Nr. 8, 1000 Tirana

PS: Kujdes oraret e hapjes në ambasadën gjermane: www.tirana.diplo.de

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

Për aplikantët e degëve të arteve dhe arkitekturës:

Afati:

Aplikimi online dhe direkt në Bonn:

DAAD
Referat ST21 - Südosteuropa
Kennedyallee 50
53175 Bonn