Faqja e informacioneve e lektores së DAAD-së në Shqipëri

Jeanette Rieger-Cowdry

 
     

 

 

 

   

 

Fillimi Studimet Bursa Kontakt Te tjera
Fillimi>Bursa>Programe për artistet
Kurse verore
Bursa për kërkime shkencore (Master)
Bursa për kërkime shkencore (PhD)
Qëndrim për kërkime shkencore (Prof.)
Ftesa të mëtejshme
Programe për artistet
Udhëtime studimore
DAAD.de
Impressum

Bursa për artistë

DAAD-ja ofron dy programe bursash për artistët:

Bursa studimore (Studienstipendien): shiko Bursa pë kërkime shkencore Master

Qëndrime pune për mësues të shkollave të larta (shiko më poshtë)

 

 

Qëndrime pune për mësues të shkollave të larta

Qëllimi

Mësues të shkollave të larta nga degët Arte Figurative, Design, Film, Muzikë dhe Arkitekturë, si edhe Aktrim, Regjizurë, Balet (Kërcim) dhe Koreografi mund të aplikojnë për qëndrim pune me qëllim bashkëpunimin artistik me një institucion pranues gjerman.

Përshkrimi i programit

Përshkrimi i hollësishëm i programit për bursa, si edhe udhëzime specifike për aplikantët shqiptarë gjenden në faqen e DAAD-së: www.funding-guide.de

Kërkoni me termin „Arbeitsaufenthalte für Hochschullehrer – künstlerische Fächer und Architektur“ / „Study visits for Academics – Artists and Architects“

FAQs: Engl

Shkurtimisht: Proçedura e aplikimit online

1) Kërkoni programin e studimit që dëshironi të ndiqni: www.funding-guide.de dhe lexoni me vëmendje e kujdes të gjitha informacionet.

2) Regjistrohuni tek portali i DAAD-së:

•  Kliko tek „submitting an application“ / „Bewerbung einreichen“, lexoni me kujdes udhëzimet dhe rregjistrohuni

•  Aty do gjeni edhe një udhëzues për rregjistrim

3) Aplikimi online në portalin e DAAD-së

•  Shkarkoni formularin e aplikimit, plotësojeni deri në fund dhe ngarkojeni (upload)

•  Çdo dokument tjetër i juaji duhet të skanohet, të konvertohet në formatin PDF dhe pastaj të ngarkohet një nga një në faqen e llogarisë suaj.

•  KUJDES: Konvertimi apo skanimi direkt ne formatin PDF duhet të bëhet i thjeshtë , pra me qëllim që dokumenti të jetë i qartë dhe me madhësi jo të madhe, pasi çdo aplikant ka vetë 10 MB (Megabit) hapësirë. Të gjithë dokumentat sëbashku nuk duhet ta kalojnë këtë limit.

•  Pasi t'i keni ngarkuar të gjithë dokumentat dërgojeni (send) aplikimin.

•  Pas kësaj do t'ju jepet pë shkarkim përmbledhja e aplikimit, të cilën do e ruani në kompjuter, pasi do ju duhet për pjesën tjetër të aplikimit.

4) Aplikimi në ambasadën Gjermane (Rruga Skanderbeg, Nr. 8, 1000 Tirana, Shqipëri)

Dërgohen dy kopje të aplikimit (të përmbledhjes, që shkarkuat dhe ruajtët në kompjuter pas dërgimit të aplikimit në portalin e DAAD-së)

KUJDES: Mundohuni t‘i dërgoni aplikimet para datës 15 nëntor, pasi portali online atë ditë mund të jetë i mbingarkuar dhe mund të ketë probleme teknike, të cilat ndikojnë me vonesa dhe mosmirëfunksionim të aplikimit. Prandaj ju këshillojmë të mos prisni minutën e fundit dhe të aplikoni me kujdes!!!

Natyrisht që gjatë kohës së aplikimit, do të keni gjithmonë ne dispozicion konsultime nga lektorja e DAAD-së dhe asistentja e saj, për studimet dhe bursat. Por, mirëkuptoni që kohëzgjatja e konsultimit nuk është e pakufizuar, sepse në konsultime ka përgjithësisht shumë të interesuar dhe të interesuarit e tjerë duan gjithashtu t‘i shfrytezojnë këto konsultime. Për këtë arsye, ju lutemi paraprakisht të mendoni mirë rreth bisedave, se për cilat pyetje precize kërkoni përgjigje.

Dokumentat e aplikimit

  • Formulari online i aplikimit
  • CV me të dhëna të sakta dhe të detajuara (deri 3 faqe)
  • Shpjegim i hollësishëm dhe i qartë i projektit tuaj (deri 10 faqe)
  • Planifikimi kohor dhe vendor i detajuar (p.sh. në institucionin shkencor apo kulturor ftues, ku do zhvilloni aktivitetin tuaj)
  • Konformimin me shkrim për pranim nga institucioni ftues, i cili lidhet edhe me qëllimin e punës tuaj kulturore.

Afati i fundit i aplikimit ONLINE: 15. Nentor 2017

Afati i fundit i aplikimit HARDCOPY (dorëzimi i kopjes së dokumentave, pra aplikimit online) në adresat përkatëse: 15. 11. 2017

Ambasada Gjermane:

Rruga Skenderbeg, Nr. 8, 1000 Tirana

PS: Kujdes oraret e hapjes në ambasadën gjermane: www.tirana.diplo.de