DAAD Bursa për udhëtime studimore
DAAD-ja ofron për studentët bursa për udhëtime studimore si edhe praktika studimi
Qëllimi
. Transmetim i njohurive profesionale nëpërmejt vizitave përkatëse dhe bisedave informative (udhëtime studimore), ose Zbatim i praktikës profesionale në lëmin e shkollave të larta (p.sh. kurse profesionale, seminare, workshope). Kjo realizohet me anë të ftesës së shkollës së lartë gjermane, e cila është përgjegjëse edhe për organzimin e praktikave në shkolla të larta, ndërmarrje, ose institucione publike (praktika studimore).
. Takim me studentë dhe shkencëtarë gjermanë me qëllim krijimin dhe ruajtjen e kontakteve mes shkollave të larta gjermane dhe të huaja,
. Vështrim i përgjithshëm në jetën ekonomike, politike dhe kulturore në Gjermani. Kjo pjesë nuk duhet të pretendojë më shumë se një të tretën e kohëzgjatjes.
Përshkrimi i programit
- Udhëtimet studimore dhe praktikat studimore nuk duhet të zgjasin më pak se 7 ditë. Qëndrimi më i gjatë i mundur është 12 ditë (përfshirë ditët e udhëtimit).
- DAAD-ja lidh për çdo grup, siguracione shëndetësore, apo në rast aksidenti.
- DAAD-ja nuk merr përsipër në asnjë mënyrë shpenzimet ndërkombëtare të udhëtimit.
- Udhëtimi organizohet në mënyrë të pavarur nga grupi, apo mësuesi i shkollës së lartë që ka bërë kërkesën. DAAD-ja paguan një dietë për person çdo ditë.
Përshkrimin e hollësishëm të programit të bursave, e gjeni në faqen e DAAD-se: www.funding-guide.de
Kërkoni me termin: „Studienreisen für Gruppen von ausländischen Studierenden in Deutschland“ / „Study Visits by Groups of Foreign Students“
|